Ecje maloreBjeshkët e Nemuna, JunikKosovë
Maja e Gjeravicës
Maja më e lartë e Kosovës, 2.656 metra. Kalojmë pranë liqenit akullnajor të Gjeravicës dhe dalim në kreshtën shkëmbore të majës.
- Distanca
- 13 km
- Kohëzgjatja
- 6–7 orë
- Ngjitja
- 900 m

Të dhënat janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë sipas kushteve dhe itinerarit përfundimtar.
Via Ferrata Ari ndodhet në Kanionin e Rugovës, pak minuta nga Peja, dhe është via ferrata e parë e ndërtuar në Kosovë. Rruga është e siguruar me kabllo çeliku në gjithë gjatësinë e saj dhe ngjitet pranë dy shpellave deri në majë të kanionit.
Para nisjes, guida shpjegon përdorimin e pajisjeve dhe teknikën bazë të lëvizjes në kabllo. Ngjitemi me ritëm të qetë, me ndalesa për të shijuar pamjen e Lumbardhit poshtë nesh. Zbritja bëhet në këmbë, nëpër një shteg të shënuar.
Vështirësi B (mesatare). E përshtatshme edhe për fillestarë në via ferrata që kanë kondicion të mirë dhe nuk kanë frikë nga lartësia.
Pajisjet e nevojshme: helmetë, parzmore dhe set via ferrata. Na pyet nëse nuk i ke.
Ecje maloreBjeshkët e Nemuna, JunikKosovë
Maja më e lartë e Kosovës, 2.656 metra. Kalojmë pranë liqenit akullnajor të Gjeravicës dhe dalim në kreshtën shkëmbore të majës.
Ecje maloreLiqeni i Shkodrës, ShkodërShqipëri
Kreshtë mbi Liqenin e Shkodrës, me pamje nga Kalaja e Rozafës, lumi Buna dhe malet e veriut. Ecje ideale për pranverë dhe vjeshtë.
TrekkingAlpet ShqiptareShqipëri
Klasikja e Alpeve Shqiptare: nga lugina e Thethit, mbi Qafën e Valbonës (1.795 m), deri në luginën e Valbonës.