Kalo te përmbajtja
Liqen i qetë me një varkë dhe kodra në horizont

Mali i Taraboshit

Kreshtë mbi Liqenin e Shkodrës, me pamje nga Kalaja e Rozafës, lumi Buna dhe malet e veriut. Ecje ideale për pranverë dhe vjeshtë.
Liqeni i Shkodrës, ShkodërShqipëriRezervo vendin

Të dhënat kryesore

Vështirësia
Distanca
10 km
Kohëzgjatja
4–5 orë
Ngjitja
600 m
Lartësia maksimale
593 m
Pika e nisjes
Prishtinë (pika e saktë njoftohet para nisjes)

Të dhënat janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë sipas kushteve dhe itinerarit përfundimtar.

Rreth aktivitetit

Taraboshi ngrihet mbi bregun jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës, përballë qytetit dhe Kalasë së Rozafës. Ecja nis nga fshati Shirokë, buzë liqenit, dhe ngjitet nëpër shkurre mesdhetare drejt kreshtës.

Lart në kreshtë ecim me pamje të hapur mbi liqenin, Shkodrën, lumin Buna dhe malet e Shqipërisë së Veriut. Është një nga ecjet më panoramike për dimër dhe pranverë, kur malet e larta janë ende nën dëborë.

Këshillë

Shtegu ka pak hije, prandaj merr ujë të mjaftueshëm dhe mbrojtje nga dielli. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të mira, vera është shumë e nxehtë.

Çfarë të marrësh me vete

  • Këpucë ecjeje me shollë që kap mirë
  • Çantë shpine 20–30 litra
  • Të paktën 1,5 litra ujë
  • Ushqim dhe snack-e për gjithë ditën
  • Xhaketë kundër erës dhe shiut
  • Kapelë, syze dielli dhe krem dielli
  • Letërnjoftim ose pasaportë

Aktivitete të tjera

  • Liqeni i Jazhincës mes shpateve shkëmbore të Maleve të Sharrit, me borë të parë në bregEcje maloreData e radhës: 1 nën

    Malet e Sharrit, ShtërpcëKosovë

    Liqeni i Jazhincës

    Ecje vjeshte në Malet e Sharrit drejt Liqenit të Jazhincës, 2.100 m. Shteg i përballueshëm edhe për ata që provojnë ecjen malore për herë të parë.

    Distanca
    14 km
    Kohëzgjatja
    Gjithë ditën (06:45–19:00)
  • Liqen malor i qetë nën maja të larta shkëmboreEcje malore

    Bjeshkët e Nemuna, JunikKosovë

    Maja e Gjeravicës

    Maja më e lartë e Kosovës, 2.656 metra. Kalojmë pranë liqenit akullnajor të Gjeravicës dhe dalim në kreshtën shkëmbore të majës.

    Distanca
    13 km
    Kohëzgjatja
    6–7 orë
    Ngjitja
    900 m
  • Mur shkëmbor i lartë i mbështjellë nga mjegullaVia ferrata

    Kanioni i Rugovës, PejëKosovë

    Via Ferrata Ari, Rugovë

    Via ferrata e parë e Kosovës: rreth 500 metra kabllo çeliku në murin e kanionit, pranë dy shpellave, deri në majë të grykës.

    Distanca
    1,6 km
    Kohëzgjatja
    3 orë
    Ngjitja
    230 m