Kalo te përmbajtja
Kontakt

Na kontakto

Ke pyetje për një aktivitet, dëshiron një ecje private për grupin tënd apo thjesht do të dish nga t'ia fillosh? Na shkruaj dhe të përgjigjemi sa më shpejt.

Dërgo një mesazh

Plotëso fushat dhe të kthejmë përgjigje sa më shpejt.

Duke dërguar formularin, pranon që të të kontaktojmë për këtë kërkesë.

Pyetje të shpeshta

Para se të nisesh

Nuk e gjen përgjigjen? Na shkruaj ose na telefono.

Na kontakto
A më duhet përvojë për të ardhur?

Jo për çdo aktivitet. Çdo destinacion ka nivelin e vështirësisë të shënuar. Ecjet e lehta janë ideale për fillestarë, ndërsa për ato më të vështira duhet kondicion i mirë. Nëse nuk je i sigurt, na shkruaj dhe të këshillojmë.

Çfarë duhet të marr me vete?

Këpucë të mira ecjeje, çantë shpine, të paktën 1,5 litra ujë, ushqim për ditën, xhaketë kundër erës dhe shiut, kapelë dhe krem dielli. Për via ferrata nevojitet helmetë, parzmore dhe set via ferrata. Na pyet nëse nuk i ke.

Si rezervoj dhe si paguaj?

Plotëso formularin në faqen e aktivitetit ose na telefono. Të kontaktojmë për konfirmim dhe detajet e pagesës i merr bashkë me konfirmimin.

Çfarë ndodh nëse moti është i keq?

Siguria vjen e para. Nëse kushtet janë të rrezikshme, aktiviteti ndryshohet ose shtyhet dhe të gjithë pjesëmarrësit njoftohen me kohë.

A mund të vij vetëm?

Patjetër. Ecjet në grup janë mënyra më e mirë për të njohur njerëz që e duan malin po aq sa ti.

A organizoni ecje private për grupe ose kompani?

Na shkruaj nga faqja e kontaktit me detajet e grupit (numri i personave, data dhe niveli) dhe e shqyrtojmë bashkë.